Lajme
Endrit Thaçi publikon një video të babait të tij me presidentin amerikan, Joe Biden
Demokracia
18:54 | 17 Janar 2022

Share:

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka postuar një video të babait me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Videoja është realizuar nga takimi Thaçi-Biden vite më parë.

Në anë tjetër, ish-presidenti Thaçi po vazhdon të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Atij i është mundësuar të vizitohet nga familjarët dhe nga miqtë e tij kohë pas kohe.

Kujtojmë se kohë më parë, Biden e kishte quajtur Hashim Thaçin “George Washington” i Kosovës. 

Të ngjashme