Lajme
Endrit Thaçi pas dekorimit të Clintonit në Tiranë: Burrështetasit i nderojnë miqtë
Demokracia
21:59 | 03 Korrik 2023

Share:

Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi pasi që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e dekoroi me medalje ish presidentit amerikan, Bill Clinton gjatë vizitës në Tiranë.

“Burrështetasit i nderojnë miqtë”, ka shkruar Endriti në fotografinë e përbashkët të Thaçit dhe Ramës me Clintonin gjatë dekorimit të tij.

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar sot ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Yllin e Mirënjohjes Publike, një nga çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua ish-presidentit Klintonit se ai ka qëndruar me Shqipërinë përmes fjalëve dhe veprave të tij duke dëshmuar angazhimin e Amerikës ndaj vendit tonë.

Sipas Ramës,  çmimi që i jepet Klintonit pason ato që i janë dhënë kancelares, Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega.

“Z. Presidenti ju njeriu nga shpresa, ju keni qenë me ne përmes fjalëve dhe veprave tuaja. Ju sot jeni me ne për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të konfimuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë. Edhe një herë të na thërrasësh në Shpresë.

 

Të ngjashme