Lajme
Ende s’ka kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive
Demokracia
09:59 | 16 Prill 2025

Share:

Seanca e djeshme konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

Kështu deputeti më i vjetër Avni Dehari, i cili drejtoi seancën deklaroi se seanca duhet të ndërpritet.

Sipas rregullave, seanca duhet të mbahet jo më larg se 48 orë nga momenti i pauzës, njofton Klankosova.tv.

E deri më tani s’ka ndonjë kërkesë për vazhdimin e kësaj seance.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Arben Loshi, sekretar i Kuvendit të Kosovës.

“Jo, deri më tani nuk ka pasur ndonjë paralajmërim rreth vazhdimisht të seancës. Ne si Administratë nuk kemi pasur kërkesë. Ka kohë deri në 48 orë për të vazhduar seanca”, deklaroi ai.

“I takon deputetit më të vjetër z.Avni Deharit për ta thirrur seancën”, deklaroi Loshi./ Klankosova.tv

Të ngjashme