Lajme
Ende po vazhdon takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së
Demokracia
22:07 | 17 Mars 2021

Share:

Janë bërë rreth pesë orë prej kur ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbledhja po vazhdon të mbahet me dyer të mbyllura, ndërkohë që mediat nuk po lejohen të qëndrojnë as në hollin pranë sallës ku po mbahet takimi i anëtarëve të këtij këshilli.

Kjo është mbledhja e parë e organit më të lartë të partisë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj kjo është edhe tema kryesore që po diskutohet në Këshill.

Tutje, ai ka deklaruar se po insiston që të diskutohet edhe çështja e votimit të presidentit. Ndërkohë që ka njoftuar se votimi i kandidates Vjosa Osmani nuk është përkrahur nga kryesia e PDK-së.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024