Lajme
Ende pa u bërë një vit nga ndërtimi, shembet asfalti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Demokracia
19:04 | 06 Prill 2021

Share:

Një pjesë e asfaltit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë është shembur dhe pamjet që vijnë nga atje janë tmerruese, pasi që kjo shembje duket se ka ndodhur nga ndonjë tërmet.

Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës është shembur nga data 31 dhjetor 2020.

Rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.

E që nga ajo kohë ende nuk është marrë ndonjë veprim nga Ministria për rregullimin e asfaltit në këtë pjesë të autostradës, shkruan Gazeta Metro.

 

Të ngjashme