Sport
Ende pa përfunduar stinori vjeshtor, klubi kosovar nënshkruan me ish-sulmuesin e Besiktas
Demokracia
14:56 | 16 Nëntor 2022

Share:

Liria e Prizrenit është përforcuar me sulmuesin nga Afrika, Tandina Maharafa, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale.

Ky transferim i Lirisë së Prizrenit vjen ende pa përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës.

Maharafa luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv. Në njoftimin e klubit, thuhet se Maharafa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te klubi turk, Besiktas.

NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Ende pa përfunduar kampionati

Liria nënshkruan me sulmuesin afrikan

Tandina Maharafa, është futbollisti ma i ri i Lirisë.

Ai, ka firmosur kontratë me klubin të mërkuren, duke forcuar radhët e bardhezinjëve.

Maharafa, luan në pozitën e qendër sulmusesit dhe mesfushorit ofensiv.

Ai, ka patur një karrierë të begatshme, duke luajtur në klubet Beshiktash,Shkupi  e Balikespor.

“Jemi të kënaqur me këtë angazhim, duke dit cilësit e tij.Ditët në vijim presim ardhje të reja.Liria, synon vetë kreun në pranverë dhe kthimin direkt në Superligë”,  tha drejtori Enis Gashi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024