Lajme
Ende pa e takuar Vuçiqin, Kurti e shtyn për një ditë datën e gjobave për targat ilegale
Demokracia
17:34 | 20 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende pa e takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, e ka shtyrë datën e fillimit të zbatimit të fazës tjetër për të gjithë pronarët e makinave që vazhdojnë të bartin targat ilegale të lëshuara nga shteti serb, shkruan Demokracia.com.

Faza e shqiptimit të gjobave e paraparë të fillojë më 21 nëntor është shtyrë për një ditë më vonë, nga 22 nëntori.

Qeveria nuk ka njoftuar nëse kanë marrë vendim për shtyrjen e zbatimit të vendimit, por kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Është e qartë se shtyrja e zbatimit të vendimit ka ardhur pasi Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shikoni më poshtë vendimin e Qeverisë dhe njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme