ShowBiz
Enca publikon bashkëpunimin e ri me Muharrem Ahmetin, pjesë e klipit edhe i dashuri i saj afrikan
Demokracia
17:03 | 19 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar ditën e djeshme bashkëpunimin e saj më të ri. Në hitin e saj të “Albanian” Enca ka bashkuar forcat me këngëtarin Muharrem Ahmetin për të sjellë një këngë shpërthyese dhe verore.

Kënga është e zhanrit pop e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, ndërsa muzika nga Fatjon Myftari. Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Enca dhe Endrit Mumajesi i njohur si MUMA.

Klipi i këngës njashtu si edhe kënga është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në stadiumin e Arenës Kombëtare.

Pjesë e videos muzikore është i dashuri i ri i këngëtares shqiptare, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip mund të shihet duke luajtur në daulle.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit MAX Production në Shqipëri.

Të ngjashme