Pas muajsh spekulimesh në mediet rozë, këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental.
Prej disa kohësh është përfolur se artistja i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj afrikan, por deri më tani Enca kishte zgjedhur të mos komentonte publikisht.
Sot, përmes një postimi në Instastory, ajo konfirmoi përfundimisht ndarjen. Teksa po zhvillonte një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit, një fans e pyeti nëse është aktualisht beqare.
Enca u përgjigj me stilin e saj të zakonshëm: “E vetme, vajza më seksi e momentit”.
Kjo deklaratë e shkurtë, por e qartë, i dha fund zërave që qarkullonin prej muajsh rreth marrëdhënies së saj.
Megjithëse këngëtarja nuk dha më shumë detaje rreth arsyeve të ndarjes apo kohës së saktë kur ndodhi, konfirmimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe medieve online.
Enca është e njohur jo vetëm për muzikën dhe stilin provokues, por edhe për mënyrën e hapur me të cilën ndan momente nga jeta e saj personale me fansat.
Pavarësisht ndarjes, ajo duket se po e përjeton këtë periudhë me vetëbesim dhe pozitivitet, duke e përforcuar imazhin e një gruaje të fortë dhe të pavarur.