Auto&Tech
Emri që këta prindër kanë vendosur t’i lënë djalit të tyre është kulmi i absurdit
Demokracia
14:01 | 19 Qershor 2021

Share:

Kohët e fundit prindërit kanë filluar t’i vendosin emra të çuditshëm fëmijëve të tyre, madje dhe vetë CEO i Tesla, Elon Musk dhe bashkëshortja e tij Grimes i vunë emrin X Æ A-Xii djalit të tyre.

Kësaj here një njoftim në Facebook ka bërë xhiron e rrjetit me më tepër se 9,000 shares dhe 12,000 reagimesh, falë përzgjedhjes së një emri të veçantë. Një çift nga Filipinet vendosën që djali i tyre të quhet Hypertext Markup Language Rayo Pascual, në nder të HTML.

“Mirëseerdhe HTML” ka shkruar halla e tij në postimin në Facebook ku ka bashkëngjitur një fotografi të tij. Seksioni i komenteve tregon se njerëzit u befasuan shumë nga vendimi i prindërve. Një përdorues pyeti me shaka fëmijën se kush ishte HTML e tij. Archie Espadilla komentoi më pas ”Vë bast se fjalia etij e parë do të jetë ‘hello world’.

Një tjetër përdorues shkruajti: “Fëmija im do të quhet ESXI ose SD nose UTP ose TCP ose SDWAN ose Border Gateway Protocol ose XML.”

Nuk munguan gjithashtu dhe komentet që kritikonin vendimin e prindërve dhe e cilësonin atë si një “abuzim psikologjik”. Po ju a njihni ndonjë person me emër të çuditshëm?

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025