Lajme
EMRI | Punonte në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari 23-vjeçar në Britani
Demokracia
17:52 | 30 Mars 2023

Share:

Një 23-vjeçar shqiptar është arrtestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimë narkotike në një “shtëpi bari”.

Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Zalli, i cili u kap në pronën në Grenfell Town, Bon-y-maen.

Gjatë ndërhyrjes së policisë 23 vjeçari tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët. Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 122 bimë kanabisi me vlerë 5200 paund.

I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri.

Ne foto Klajdi Zalli

Të ngjashme