Lajme
EMRI| Ky është 39-vjeçari që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë në Bon Vivant
Demokracia
09:42 | 05 Gusht 2023

Share:

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, 7 prej tyre janë plagosur.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se personi që ka ndërruar jetë është Kastriot Ramadani, 39-vjeçar.

Lajmin për vdekjen e 39-vjeçarit e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit”, ka deklaruar Uka.

Sinjali mëson ekskluzivisht se në këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024