Lajme
EMRI/FOTO| Ky është zyrtari i ASHNA-s që iu ngrit aktakuza për keqpërdorim bashkë me drejtorin, Bahri Nuredini
Demokracia
19:17 | 11 Maj 2022

Share:

Demokracia.com raportoi sot se personi inicialet B.N ndaj të cilit u ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale për keqpërdorime në Agjencinë për Shërbime të Navigacionit Ajror (ASHNA) drejtorit i kësaj Agjencie, Bahri Nuredini.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Nuredini kishte qenë në hetim për keqpërdorim të mbi tete milionë eurove.

Bahri Nuredini

Prokuroria Speciale përveç Nuredinit, aktakuzë ka ngritur edhe ndaj zyrtarit të ASHNA-s me iniciale D.M.

Demokracia.com mëson se D.M. është Driton Mehaj. Mehaj është menaxher i teknikës në ASHNA, Departamenti i Teknikës.

Driton Mehaj

Task-Forca Anti-korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kishte filluar hetimet lidhur me një keqpërdorim të vitit 2011, që kishte ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Dyshohet se në tenderin për pajisje të navigacionit ajrorë ishin keqpërdorur mbi 8 milionë euro.

Asokohe, drejtor i Bordit të Aeroportit ishte Bekim Jashari, ish kryetar i Skenderajt. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme