Lajme
EMRAT| Këta janë tre policët e suspenduar për arratisjen e Radojçiqit, kamerat në kufi u ndalën mbi 1 orë
Demokracia
20:17 | 04 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës e ka rekomanduar suspendimin nga puna të tre zyrtarëve policorë, pasi të njëjtit nuk e kishin ndalur politikanin serb, Milan Radojçiq, kur u arratis në pikën kufitare në Bërnjak.

Demokracia.com merr vesh se tre policët e suspenduar janë të komunitetit serb dhe ata janë Milos Dancetoviq, Jovan Jokoviq dhe Goran Milivojeviq.

Të njëjtit po dyshohet se ishin duke bashkëpunuar me Radojçiqin, duke marrë parasysh se nuk e kishin arrestuar atë dhe kamerat e sigurisë ishin ndalur rreth 1 orë e 20 minuta para se ai të arrinte në pikën kufitare.

Nënkryetari i Listës Serbe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”.

Pas kësaj kishte reaguar edhe partia e tij, e cila konsideron se po bëhet persekutim i përfaqësuesve politikë serbë, raporton Demokracia.com.

“Për hir të së vërtetës, theksojmë se në bazë të informacioneve që disponojmë, kërkesa për arrestimin e zotit Radojçiq nuk përmban asnjë provë apo ndonjë veprim të kundërligjshëm që ai ka bërë, por në përgjithësi flet për një rast të iniciuar në lidhje me dhënien e lejeve për ndërtimet në komunën e Shtërpcës, me të cilat Radojçiq nuk ka të bëjë”, thuhej në deklaratën e Listës Serbe.

Vlen të përmendet se në dhjetor të vitit 2021, Radojçiq dhe disa bashkëpunëtorë të tij serbë në Kosovë janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Suspendohen policët që u iku nga duart Radojçiqi

LEXO EDHE:

Radojçiq dyshohet se frikësoi dëshmitarët në rastin ‘Brezovica’

Të ngjashme