Lajme
EMRAT| Këta janë të përzgjedhurit e Osmanit për Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut
Demokracia
10:00 | 09 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është afër finalizimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Demokracia.com ka mësuar se takimi i parë lidhur me këtë çështje pritet të mbahet javën e ardhshme.

Në përbërje të këtij Këshilli, i cili tashmë është në prag të finalizimit, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile, Demokracia.com ka mësuar se janë edhe kryesuesi aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj dhe Agim Ferati, Edi Gusia, Yll Zekaj e Albana Rexha-Raça.

Në kuadër të këtij Këshilli, tre përfaqësues të shoqërisë civile do t’i mbulojnë tri fusha: luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të të drejtave të njeriut, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin e Presidencës ishte bërë e ditur se katër të nominuarit për fushën e Avancimit të të Drejtave të Njeriut janë Besim Kodra, Erblina Dinarama, Hijmnijeta Apuk dhe Luljeta Demolli – Muhaxhiri.

Deri më tani, nuk dihet saktë se kush do të jenë anëtarët e shoqërisë civile për fushat në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen nga autoritarizmi.

Te kjo e fundit nevojitet vëmendje e veçantë, pasi një prej kritereve kryesore për nominim si përfaqësues në fushën e mbrojtjes nga autoritarizmi kërkohet që OJQ-ja të jetë aktive në fushën e promovimit të lirisë së medias dhe mbrojtjes së integritetit të informacionit.

Këtu, vlejnë të theksohen sulmet e vazhdueshme që bashkëshorti i presidencës, Prindon Sadriu, ia ka bërë mediave dhe në disa raste edhe vetë këshilltarët e Osmanit./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme