Lajme
Emrat e të gjithë kandidatëve që mund të kenë telashe me certifikim
Demokracia
09:15 | 17 Janar 2021

Share:

Shumica e partive politike në Kosovë tashmë i kanë zbuluar emrat e kanidatëve për deputetë që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nxjerr emrat e kandidatëve që mund të kenë telashe me certifikim, meqë janë të dënuar në tri vitet e fundit.

“Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt”, ka shkruar IKD-ja, raporton Demokracia.com.

IKD-ja ka monitoruar vetëm katër partitë më të mëdha dhe Listën Serbe. Sipas IKD-së, janë 28 kandidatë që mund të kenë probleme me certifikim, pa përfshirë Nismën Socialdemokrate që ende nuk ka zbuluar emrat e kandidatëve dhe të partive më të vogla.

Partia më e madhe nga zgjedhjet e kaluara, VV-ja, sipas IKD-së, ka 11 kandidatë që mund të kenë telashe, në krye me liderin Albin Kurti, që është i dënuar me kusht. Pason AAK-ja me 8 kandidatë, PDK-ja me 6 kandidatë, Lista Serbe me 2 dhe LDK-ja me një.

Kandidatët, që sipas IKD-së mund të kenë telashe me certifikim:

VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari – Lila, Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa, Salih Zyba

AAK: Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Hartadinaj, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj, Rrustem Berisha

PDK: Sadik Halijaha, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ramë Vataj, Lulëzim Abazi, Bajrush Xhemajli

Lista Serbe: Milan Aritonoviq dhe Ivan Teodosijeviq

LDK: Sali Asllanaj

Ky është raporti i plotë e IKD-së. /Demokracia.

 

Të ngjashme