Lajme
EMRAT| E futën me dhunë në veturë dhe e sulmuan seksualisht, këta janë dy të arrestuarit
Demokracia
17:45 | 30 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Të dielën, një 21-vjeçare është futur me forcë në veturë nga dy meshkuj dhe është sulmuar seksualisht.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy persona kanë futur me forcë në veturë një 21-vjeçare dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht, shkruan Demokracia.com.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Në lidhje me këtë, Demokracia.com merr vesh se viktima është A.M., e moshës 21-vjeçare.

Po ashtu, për këtë “sulm seksual”, Demokracia.com ka mësuar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuarit, Avdi Gashi i lindur në janar të vitit 1989 dhe Besir Gashi, i lindur në qershor të vitit 1986.

“Lidhur me rastin “sulm seksual” i cili ka ndodhur me datë 28.08.2022 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pas ndërmarrjeve të veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit të cilët janë ftuar për paraqitje në intervistë. Me datë 30.08.2022 të dyshuarit janë paraqitur në NJHP-Prishtinë janë intervistuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë të cilin e ka parë Demokracia.com.

Të shtunën e javës së kaluar, edhe një 11-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht dhe dhunuar nga pesë persona.

Për këtë rast, i cili çoi në dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës, Demokracia.com së shpejti do të sjell detaje ekskluzive. /Demokracia.com/

Të ngjashme