Sport
Emocionuese: Tifozët e Danimarkës shpalosin mesazhe mbështetëse për Eriksenin në muret e spitalit
Demokracia
18:49 | 14 Qershor 2021

Share:

Ylli i Kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen kishte pësuar atak kardiak gjatë takimit të së shtunës në mes Danimarkës dhe Finlandës në takimin e Grupit B në “Euro2020”.

Eriksen gjatë minutës së 40-të ra në tokë pa ndjenja, ndërkaq ishte në gjendje të rëndë dhe gjendje iu stabilizua vetëm pasi u dërgua në spital, shkruan Demokracia.com.

E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm kishin reaguar për rastin e mesfushorit të Interit duke shpalosur edhe mesazhe mbështetëse për të, pasi kaloi një sfidë jo të lehtë.

Tifozët e Danimarkës janë përkujdesur që t’i afrohen afër spitalit ku po qëndron Eriksen për t’i dhënë përkrahjen në këto momente.

Në muret e spitalit janë shpalosur mesazhe mbështetëse për Eriksenin në të cilat shkruhet: “Christian Eriksen, një për të gjithë dhe të gjithë për një”.

Gjendja shëndetësore e danezit raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. /Demokracia.com

Të ngjashme