Emocionet e Ligës së Evropës rikthehen në program sonte me plot 18 ndeshje në program.
Natyrisht se vëmendja më e madhe do të jetë në skuadrat ku luajnë futbollistët shqiptarë, shkruan Demokracia.com.
Xherdan Shaqiri dhe Lyoni kanë një ndeshje të lehtë “në letër” në shtëpi ku përballë kanë Brondbyn, në kuadër të Grupit A.
Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit ka fituar besimin e trajnerit, ndërsa pritet që sërish të startojë sonte nga ora 18:45.
Nga e njëjta orë, Napoli në “Diego Armando Maradona” është nikoqir i skuadrës ruse, Spartakun së Moskës.
Napoletanët e Amir Rrahmanit vijnë pas barazimit me Leicester dhe fitoren e kanë të vetmin opsion.
Ndërkaq nga ora 21:00, Lazio i bën “konak” një tjetër ekipi rus, Lokomotivës së Moskës.
Gjitha çiftet e mbrëmjes: