Lajme
Emisari gjerman flet nga Beogradi: Kosovës duhet liberalizuar vizat, s’duhet humbur kurrë kjo mundësi
Demokracia
13:08 | 10 Maj 2022

Share:

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të mbajë zotimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i hequr regjimin e vizave Kosovës dhe duke hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Hapja negociatave për anëtarësim (me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut) dhe liberalizimi i vizave [për Kosovën] janë të rëndësishme në këto momente historike, si dhe nënvizojnë besueshmërinë e BE-së”, ka thënë Sarrazin gjatë një forumi në Serbi.

Ai gjithashtu tha se kur vjen puna të liberalizimi i vizave, shteti i tij është i gatshëm për të siguruar një përgjigje konkrete.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësishëm sepse nënvizon besueshmërinë e BE-së. Ne s’duhet ta humbim kurrë këtë mundësi”.

Sarrazin shtoi se integrimi në BE gjithashtu nënkupton përafrim me vendet e Ballkanit Perëndimor me sigurinë e përbashkët dhe politikën e jashtme të BE-së.

Emisari gjerman sot është pritur në Serbi nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili njoftoi për vizitën e parë zyrtare të Sarrazinit në Serbi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

 

Të ngjashme