Lajme
Emisarët perëndimorë diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi, paralajmërojnë takime me Kurtin dhe Vuçiqin
Demokracia
08:24 | 28 Gusht 2023

Share:

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslv Lajçak të dielën ka zhvilluar takim në Bruksel me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ky takim ka qenë një koordinim për sfidat që e presin, duke përmendur situatën në veri të Kosovës, për të cilën Lajçak tha se mbetet e lartë në agjendën e tij.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës.” – ka shkruar Lajçak.

Lajçak më tej ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Dhe ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme.”

“Para fillimit tradicional të punëve në javët e ardhshme në Bruksel, udhëtojë për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Albin Kurti, presidentin Aleksandër Vuçiç dhe një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertë për zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë dhe zhvillimet politike globale”.

Takimi i fundit në Bruksel

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë u rriten pas shpërthimit të protestave të dhunshme në veri duke shkaktuar një ftohje të mëtejme të raporteve mes vendeve.

Situata krijoi një alarm ndërkombëtar, në vazhdën e frikës për një tjetër konfliktit në Evropë, në kontekstin e tensioneve ekzistuese të pushtimit rus të Ukrainës.

Që nga fillimi i eskalimit të situatës në katër komunat veriore, Kosova pësoi një mori ndëshkimesh fillimisht vërbale dhe më pas ekonomike e politike nga aleatët.

Situata në veri të Kosovës ishte tensionuar prej 26 majit, kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i fuste në zyrë katër komunat shqiptarë të zgjedhur. Kjo kishte prodhuar një protestë nga ana e serbëve lokalë që më vonë ishte bërë e dhunshme.

Në korrik, Zyra e Kryeministrisë do të lëshonte një komunikatë që tregoheshin detaje rreth marrëveshjes për shtensionim e arritur në Bratisllavë mes Besnik Bislimit, zëvendësuesit të parë të Kurtit, dhe Miroslav Lajçak, pёrfaqёsues i Lartё i Bashkimit Evropian.

Në këtë komunikatë, theksohej se Qeveria e Kosovës tregon gatishmërinë për të kontribuar në shtensionimin e situatës në katër komunat në veri të vendit.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme