Sport
Emir Sahiti ftohet për herë të parë nga Kosova për ndeshjet e marsit
Demokracia
21:38 | 16 Mars 2022

Share:

Futbollisti Emir Sahiti është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në futboll për ndeshjet miqësore të muajit mars.

“Dardanët” nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse do të sfidohen nga Burkina Faso në Prishtinë me 24 mars, ndërsa pesë ditë më vonë luajnë me Zvicrën në udhëtim në Cyrih, raporton Demokracia.com.

Demokracia.com nga burimet e saj ka mësuar se Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja kosovare e futbollit.

23-vjeçari aktivizohet te ekipi i parë i Hajdukut të Splitit në elitën e futbollit kroat.

Sahiti luan në pozitat ofanzive, gjegjësisht në dy krahët dhe qendër të sulmit. /Demokracia.com/

Të ngjashme