ShowBiz
Emina Çunmulaj pas ndërrimit të kufijve të Tuzit: Ju kam thënë të votoni shqiptarët
Demokracia
14:22 | 24 Mars 2021

Share:

Emina Çunmulaj ka reaguar për ndryshimin e kufijve në Komunën e Tuzit në Mal të Zi

Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit, përmes një statusi të shkruar në Facebook, ka akuzuar qeverinë e Malit të Zi për ndryshim të kufirit ekzistues të kësaj komune.

Ai këtë veprim e ka konsideruar si veprim anti-shqiptar, duke shtuar se do ta kundërshtojë fuqishëm, shkruan Demokracia.com.

Pas këtij skandali ka reaguar edhe modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.

Përmes një Instastory, ajo ka shpërndarë një video ku shkruan se nëse vazhdojnë kështu do t’i marrin edhe traditën shqiptarëve.

“Shokuese, qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet… ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë.. tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet he më në fund traditën”, ka shkruar Çunmulaj.

Përndryshe modelja Çunmulaj ishte shumë entuziaste kur shkoi për të votuar në Mal të Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme