Lajme
Emilja Rexhepit s’ia lë shej edhe pse komentuesit ia postojnë letrën ku shihet se pakicat s’janë injoruar
Demokracia
11:53 | 07 Maj 2025

Share:

Politikania kosovare nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka vendosur që të sulmojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke ia keqinterpretuar në mënyrë të qëllimshme letrën që ai ia ka dërguar liderit të VV-së, Albin Kurti, e ku ia prezanton idenë për qeveri të tranzicionit. Kjo edhe përkundër faktit se në paragrafin e parafundit të letrës së Abdixhikut thuhet qartë që në qeveri të tranzicionit duhet të përfshihen edhe komunitetet jo-shumicë.

Megjithatë në postimin e ‘facebook’-ut të ministres në dorëheqje, komentuesit janë kujdesur që t’a demantojnë, duke ia cituar atë që Abdixhiku ka shkruar në letër e duke ia postuar letrën.

Rexhepit i ka komentuar edhe ish-deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, duke i treguar se në letër thuhet qartë që në qeveri të tranzicionit duhet të përfshihen edhe komunitetet pakicë.

Ministrja në dorëheqje i është përgjigjur Baxhakut se s’dëshiron që të replikoj më mjekët dhe sipas saj është thënë qartë në konferencë nga Abdixhiku.

Edhe shumë komentues të tjerë ia kanë kujtuar Rexhepit se pretendimi i saj se Abdixhiku ka propozuar qeveri tranzicioni vetëm me partitë shqiptare është i pavërtetë.

Rexhepi, ndonëse komentuesit ia kanë publikuar letrën të hijëzuar me pjesën ku përmenden minoritetet, s’ka ndaluar së insistuari në keqinterpretimin e saj./Express/

Të ngjashme