Një debat i ri po zhvillohet mes presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Emërtimi i qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit me emrin e Ivan Mihajllovit, është marrë si provokim nga pala maqedonase.
Ata thonë se Mihajllov ka qenë fashist dhe bashkëpunëtor i afërt i Hitlerit dhe Musolinit. Por presidenti bullgar Rumen Radev thotë se dhjetëra mijëra bullgarë janë vrarë në kampe përqendrimi pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Këto zhvillime kanë shtuar zërat mosbesues për nisjen e negociatave në qershor./Euronews/