Lajme
Emërohet edhe një zëvendësministër në ministrinë e Mbrojtjes
Demokracia
13:17 | 06 Prill 2021

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar zëvendësministrin e Mbrojtjes, kolonel Shemsi Syla.

Syla ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, ish-epror i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, thuhet në komunikatë për media, përcjell Demokracia.com.

Zëvendësministri u prit nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.

“Me këtë rast, zv.ministri Syla u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.

Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Zëvendësminitri Syla shprehu zotimin e tij se me përvojën ushtarake dhe me kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale do të angazhohet në funksion të realizimit  të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi, dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti./Demokracia.com/

Të ngjashme