Lajme
Emërohet Bordi i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Demokracia
14:27 | 04 Korrik 2022

Share:

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj të 86-të,  miratoi përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, janë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Që nga marsi i 2022-s, nuk kishte bord funksional.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor rregullon përbërjen e bordit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Pjesë e bordit janë përfaqësues të ministrive përkatëse, që Qeveria Hoti i pati deleguar vetë ministrat. Kur pushteti është ndërruar, vendimi për përbërje të Bordit nuk është reviduar, gjë që ka bërë që vendimmarrja të paralizohet.

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024