Boksieri njohur Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi, janë bërë prindër për herë të parë.
Robin Krasniqi ka treguar se si do ta quajë djalin e tij të porsalindur.
Meyson, kështu do të quhet djali i bokserit me famë botërore.
Kjo u bë e ditur nga vet boksieri nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Duket se ky emër është i padëgjuar deri më tani në Kosovë.
“Të dashur Miq, më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e Djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat”, tha Krasniqi.