Mbrojtësi shqiptar, Elvis Prençi ka regjistruar ndeshjen e 100-të me fanellën e Llapit.
Futbollisti nga Peshkopia e Shqipërisë ndeshjen e 100-të jubilare e kompletoi në takimin kundër Malishevës në Superligë, shkruan Demokracia.com.
Klubi llapjan e ka nderuar Prençin me mirënjohje për kontributin e tij dhe i ka dëshiruar shëndet dhe suksese me klubin.
Prençi është pjesë e skuadrës nga Podujeva tash e tri vjet.
28-vjeçari do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve llapjan për shkak të golit në minutën e 121-të (1-1) në finalen e Kupës së Kosovës edicionin e kaluar, me ç’rast Llapi triumfoi pas penalltive kundër Dukagjinit.
Postimi i plotë i KF Llapit:
ELVIS PRENÇI, 100 ndeshje të zhvilluara me KF Llapin
100 ndeshje
8.754′ të luajtura
8 gola të realizuar
3 trofe të fituar
Qendërmbrojtësi i skuadrës, Elvis Prençi në ndeshjen e fundit ndaj Malishevës ka zhvilluar ndeshjen e 100-të jubilare me KF Llapin.
I ardhur tek skuadra jonë 3 vite më parë, Prençi ka qenë ndër futbollistët më të dalluar duke dhënë kontribut të madh përgjatë këtyre 3 viteve.
Elvis Prençi njihet si futbollist dhe person shumë i edukuar dhe kjo e bënë atë shumë të lidhur me klubin dhe tifozët.
Klubi dhe tifozët do ta kujtojnë gjithmonë golin e tij historik të realizuar në finalen e Kupës ndaj Dukagjinit në minutën e 121 të ndeshjes duke arritur ta dërgoj ndeshjen në penallti dhe më pas duke arritur ta fitonim trofeun e Kupës së Kosovës.
Në shenjë falenderimi për kontributin e tij të dhënë për fanellën bardhekaltër, kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina në emër të kryesisë e ka nderuar Prençin me mirënjohje dhe i ka dëshiruar shëndet, suksese dhe paraqitje të mira me klubin. /Demokracia.com