Lajme
Elvis Hoxhës së LVV-së i pengon arrestimi i personit që provoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn
Demokracia
18:32 | 06 Shtator 2022

Share:

Aktivisti i Vetëvendosjes dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka sulmuar sistemin gjyqësor për arrestimin e një personi që provoi të sulmonte kryesindikalistin, Rrahman Jasharajn.

Ai ka bërë bashkë “dënimin” që thotë se iu dha një gjyshi i cili sipas tij thjesht “kërkonte të ketë shkollë për nipin apo mbesën e vet.” me rastet e dhunës seksuale.

Në fakt, personi në fjalë e kishte dhunuar verbalisht z. Jasharaj derisa kishte provuar ta sulmonte edhe fizikisht sipas dëshmitarëve në vendngjarje. Ai po hetohet (nuk është dënuar) për veprën penale “kanosje”.

“Për këta gjyqtarë ndoshta shkollimi është dhunim dhe përdhunimi ndjenjë dashurie.” ka përfunduar komentin z. Hoxha.

Ai javën e kaluar ra në spikamë të opinionit publik për shkak të pretendimeve se Rrahman Jasharaj ishte pjesë e një partie serbe duke shkaktuar zemërim të madh publik.

Statusi i plotë:

Gjendemi në një zonë kritike. Një gjyqtare na thotë se përdhunuesi ishte i sjellshëme viktimën e tij dhe nuk e ka lënduar.

Një tjerë gjyqtar dënon një gjysh sepse kërkon të ketë shkollë për nipin apo mbesën e vet.

Për këta gjyqtar ndoshta shkollimi është dhunim dhe përdhunimi ndjenjë dashurie.

Të ngjashme