Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, në një status në Facebook ka shkruar se në mediat në Kosovë promovohen persona që flasin serbisht në gjuhën shqipe.
“Në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip”, ka shkruar Hoxha, pa e bërë të qartë se për kë saktësisht e ka fjalën.
Këtë qasje të Hoxhës, politologu Agon Maliqi e ka quajtur “fashiste” në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, të cilin pastaj e ka fshirë nga llogaria e tij.
“Kur e porositë një të majtë në AliExpress e të del fashist”, ka shkruar me ironi Maliqi.
Hoxha, i cili është edhe njeri shumë i afërt i kryeministrit Kurti, është shumë aktiv përmes komentimeve të ngjarjeve politike në vend. Gjuha e profesorit të filozofisë është kritikuar shumë shpesh për shkak të theksit radikal, sidomos ndaj mediave e gazetarëve.