Lajme
Elvis Hoxha provon ta ofendojë Edi Ramën, ofendon komunitetin e të verbërve
Demokracia
10:15 | 17 Tetor 2023

Share:

Elvis Hoxha, aktivisti i VV-së, ka bërë një ofendim të papranueshëm në profilin e tij në Facebook.

Ai ka rishpërndarë përmes fotos së ekranit një postim të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Aty duket Tirana – vendi nikoqir i Samitit të Procesit të Berlinit – nga perspektiva e një avioni.

Dhe, kjo si duket i ka shkaktuar dhimbje Hoxhës që ka bërë një ofendim të papranueshëm.

“Me siguri që qorrat e Gjatëmadhnisë këtë katastrofë urbane e quajnë mrekulli.”

Termi i përdorur në këtë postim është jashtëzakonisht ofendues dhe stigmatizues ndaj personave që kanë probleme me shikimin, të verbërit.

Të ngjashme