Lajme
Elvis Hoxha jep shpjegimin “shkencor” se pse qytetarët nuk guxojnë të tallen me ministren e Drejtësisë
Demokracia
12:07 | 06 Shtator 2022

Share:

Si në çdo situatë tjetër ku janë të përfshirë zyrtarë të pushtetit të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha u aktivizua për të komentuar zhvillimet.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar me shpejtësi ndaj këtij statusi me ironi të një qytetari duke thënë se do ta paraqes në polici, pasi që sipas saj, ai është tallur me fëmijët e dhunuar.

Kësaj radhe është aktivizuar për t`i dal në mbrojtje ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit është ka reaguar me shpejtësi ndaj statusi të një qytetari duke thënë se do ta paraqes në polici, pasi që sipas saj, ai është tallur me fëmijët e dhunuar.

Kjo deklaratë e saj ka ngjallur reagime të shumta. E pa u përfshirë në koment nuk mbeti as filozofi i VV-së, Elvis Hoxha.

Ai ka shpërndarë statusin e ministres Haxhiu duke i dhënë të drejt asaj, pasi sipas tij, “Është e tmerrshme që ka qenie të një rendi kaq të ulët në qytetin e njerëzve. Ministrja e drejtësisë ka krejtësisht të drejtë të tronditet”.

Nuk u ndal me kaq.

Hoxha vazhdoi edhe në komente, duke thënë se nuk mund t`i drejtohet ministres në këtë mënyrë pasi thotë ai se “sepse në këtë rast jemi duke i thënë se një gjyqtar ka të drejtë ta trajtoje një akt kolektiv të pedofilisë si një akt humori të pafajshëm”

“pra, mund ta relativizojmë sa te duam pedofilinë kolektive?! Për humor, në një mbrëmje private edhe mund ta bëjmë. Por jo t’i drejtohem ministres së drejtësisë, sepse në këtë rast jemi duke i thene se një gjyqtar ka të drejtë ta trajtoje një akt kolektiv të pedofilisë si një akt humori të pafajshem. Pastaj kemi të drejtë të shkojme edhe me larg, aq larg sa nuk ta pret mendja. Për shembull, të mendojnë se grate mund t’i hedhin në zjarr pasi t’u vdese burrit. Ja dhe një humor tjetër. Mendon se tallesh me pushtetin, por ne fakt po tallesh me viktimen”, shkruan Hoxha.

Të ngjashme