Lajme
Elvis Hoxha, foto me Kurtin e Sveçlën: Shqiptaria zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt
Demokracia
19:17 | 02 Qershor 2023

Share:

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi bashkë me Kurtin dhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai e ka mbështetur kryeministrin dhe ministrin, duke thënë se është krenar që i ka miq.

“Jam krenar dhe i lumtur që ju kam miq!”, ka shkruar Hoxha.

Hoxha ka shkruar edhe për atë se si Shqiptaria duhet të zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt.

“Shqiptaria zgjidhet me ballin lart e kurrizin drejt. Sado e madhe qëndresa, kur çështja është e drejtë edhe jeta është plot dinjitet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme