ShowBiz
Elvana Gjata ‘inspirim’ për këngëtaren me famë botërore
Demokracia
15:03 | 14 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja e njohur Ciara ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë bezhë, i cili është identik me kostumin që këngëtarja Elvana Gjata ka veshur në klipin e ri ‘Loti’.

I vetmi dallim i kostumit të markës Mugler të cilin e kanë veshur Ciara dhe Elvana, është ngjyra, shkruan Demokracia.com.

Shumë e kanë cilësuar si “kopjim”, por nuk qëndron kështu, pasi kostumi i markës ‘Mugler’ mund të blihet nga kushdo.

Dhe nëse jeni kuriozë për çmimin, ky kostum kushton 2480 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme