ShowBiz
Elvana Gjata bashkon forcat me artistët rumunë
Demokracia
14:13 | 15 Korrik 2021

Share:

Elvana Gjata së shpejti do të sjellë këngë me këngëtaren e njohur rumune Inna dhe me reperin rumun Sickotoy.

Kënga titullohet “Papa” dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Shqipëria përmes një postimi në Instagram, shkruan Demokracia.com.

Kënga gjithashtu do të shoqërohet me videoklip i cili pritet të jetë mjaft verorë.

Këngëtarja Inna vazhdimisht ka përkrahur në rrjetet sociale Elvana Gjatën për projektet e saj të fundit.

Kujtojmë se kënga e fundit e Elvana Gjatës është “Loti” e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe numëron më shumë se 9 milionë klikime në YouTube. /Demokracia.com/

Të ngjashme