Sport
Elshani pas fitores në Merdare: Kanë gabuar ata që kanë thënë se Feronikeli është kafshatë e lehtë
Demokracia
18:31 | 12 Shtator 2021

Share:

Feronikeli ka shënuar fitoren e parë dhe një kohësisht ka arkëtuar pikët e para në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Industrialistët” mposhtën 0-2 në udhëtim Llapin duke shkaktuar befasinë e javës, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij fitoi me meritë.

“Prej fillimit kemi besuar tek kjo ekip. Të them të drejtën jemi ardhur me marrë pikë, por për fitore ishte vështirë. Fitorja është e merituar”, ka thënë Elshani për Art Sport.

Elshani tutje deklaroi se kanë gabuar ata që e kanë nënvlerësuar skuadrën e tij.

“Nëse e shohim ekipin, unë besoj që kanë gabuar ata që kanë thënë që Feronkeli do jetë kafshatë e lehtë. E kemi Lapidar Lladrovcin kampion, Behar Maliqin kampion, Smakiqin kampion, Elshanin kampion e shumë futbollistë të tjerë. Besoj që kanë gabuar me atë konstatim analistët, sepse kjo ekip do ta merr vetën dhe do shohim si do ecin gjërat”, përfundoi Elshani. /Demokracia.com

Të ngjashme