Sport
Elshani komenton formën e Feronikelit: Nuk i kemi pritur pesë disfata
Demokracia
16:16 | 07 Nëntor 2021

Share:

Feronikeli ka regjistruar një tjetër humbje në elitën e futbollit kosovar, duke pësuar edhe në Klinë te Dukagjini.

“Industrialistët” humbën minimalisht 1-0 nga “Hithat” me golin e Bujar Shabanit në pjesën e dytë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani ka thënë se ata nuk i kanë pritur pesë humbje radhazi, ndërsa është optimist për ndeshjet e radhës.

“U munduam të jemi të koncentruar në mbrojtje por nga një goditje nga larg humbëm lojën. Pesë disfata nuk i kemi pritur, por mendoj që ngadalë do të koncentrohemi për lojë dhe të shohim se çka mund të bëjmë”, tha Elshani për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme