Sport
Elseid Hysaj: Kemi mundësi të shkojmë në Katar, Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq e përforcuar
Demokracia
13:09 | 07 Shtator 2021

Share:

Në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën e zakonshme përpara sfidës është shfaqur Elseid Hysaj i cili analizon këtë takim:

“U dëshironte kjo fitore sepse të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës.

Kemi besim dhe e kemi përfocuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira evropiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtëm shumë mirë”, vlerësoi Hysaj në konferencën për shtyp. /Demokracia.com

Të ngjashme