Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, është rikthyer në Shqipëri këtë periudhë për disa projekte muzikore të saj.
Ajo mbajti një solo koncert në Pallatin e Kongreseve të titulluar “Finalmente Elsa”, gjersa pritet që në fund të dhjetorit të paraqitet edhe në Festivalin e RTSh-së.
E teksa po qëndron në Shqipëri, Elsa ka dhënë një intervistë të gjatë edhe për mikun e saj të vjetër, kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka folur gjerë e gjatë në një podkast për disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në jetën e saj, e cila nuk ka qenë fare e lehtë – madje krejt e kundërta, mjaft kaotike.
Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Evita” ka folur si rrallë herë edhe për ngjarjen tragjike të së ëmës, e cila iu vra gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.