Auto&Tech
Elon Musk vë në lojë Wikipedia me shakanë vulgare pas kërkesave për donacione (fotot)
Demokracia
17:46 | 23 Tetor 2023

Share:

Elon Musk ka vënë në lojë së fundmi rrjetin e informacionit falas Wikipedia pas apelin për donacione që bëjnë në faqet e tyre, duke thënë se do t’i jepte 1 miliardë dollarë, por me një kusht.

Enciklopedia ‘online’ falas thotë se gjithmonë kërkon donacione nga njerëz nëpër botë, edhe pse artikujt e përkthimet e saj në gjuhë të ndryshme bëhen nga vullnetarë në rrjet.

Por pas apeleve të shumta për donacione, Musk që konsiderohet si njeriu më i pasur në botë, tha se mund t’u jepte rrjetit një çek ‘më shumë zero’.

Ai shkruante me ironi në një postim në rrjetin Twitter/X: “Unë do t’u jepja atyre 1 miliardë dollarë nëse e ndryshojnë emrin e tyre nga Wikipedia në Di*kipedia”, tha Musk teksa në mënyrë vulgare i referohej talljes që përmban në emër organin gjenital të burrit.

Bashkë me postimin ai shfaqte një foto ku themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales bënte apel për donacione ndaj fondacionit.

Musk duket se nuk e pëlqeu këtë dhe komentonte:

“A e keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse Wikimedia Foundation kërkon kaq shumë para?”

“Kjo nuk ka të bëjë me mënyrën si operon Wikipedia. Vrisni mendjen!”

Donacionet për këtë rrjet arrijnë në miliona dollarë dhe të gjithë përdoruesit donin të dinin për çfarë shpenzoheshin paratë e mbetura.

Zëdhënësja Samantha Lien tentoi te përgjigjej duke thene për rrjetin The Washington Post: “Sipas udhëzimeve të bordit drejtues, rezervat tona arrijnë deri në një vit buxheti operimi, për t’u mbrojtur nga mungesa e mundshme e fondeve”.

Por megjithë propozimin e tij, Elon Musk nuk duket se lëshon para nga dora për një të qeshur, teksa pasuria e tij raportohet se është reduktuar me $16 miliardë kete vit nga rënia e çmimit të aksioneve të kompanisë Tesla.

Të ngjashme