Auto&Tech
Elon Musk rrugës për t’u bërë së shpejti trilioneri i parë në botë
Demokracia
13:10 | 17 Shtator 2024

Share:

Elon Musk, me bizneset e tij që përfshijnë nga automjetet elektrike, rrjetet sociale, deri tek raketat hapësinore dhe implantet miniaturë të trurit, shumë shpejt mund të bëhet trilioneri i parë në botë.

Suksesi i biznesit e tij, siç raporton “CNN”, e ka bërë atë një prej personave më me ndikim dhe më të diskutueshëm në botë.

Shefi i “Tesla” veçse është personi më i pasur në planet, me një pasuri të llogaritur rreth 250 miliardë dollarë.

Tani, parashihet se Musk mund të bëhet trilioneri i parë në botë, “një moment historik” që sipas Akademisë Informa Connect është në rrugën e duhur për ta arritur deri në vitin 2027.

Informa thekson se pasuria e Musk është rritur shumë shpejt me një mesatare prej 110 për qind në vit, duke e bërë atë “qartë favoritin” për ta kapur trilionëshin i pari.

Megjithatë, raportohet se Musk përballet me konkurrencë në këtë çështje.

Rritja meteorike e “Nvidia”, çipat kompjuterikë të së cilës po fuqizojnë intelegjencën artificiale, mund ta bëjnë Jensen Huang një trilioner deri në vitin 2028.

Miliarderi indian Gautam Adani është gjithashtu në rrugën e duhur për t’u bërë trilioner deri në vitin 2028.

Nëse Musk do të arrijë i pari shifrën e trilion dollarëve – ose fare – do të varet kryesisht nga e ardhmja e suksesit të tij më të madh: Tesla.

Të ngjashme