Auto&Tech
Elon Musk prezanton funksionin e ri të Twitter
Demokracia
16:00 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Shefi kryesor i Twitter, Elon Musk ka një shqetësim të ri për platformën e “mikroblogimit”. Të enjten në Twitter ai shkroi se shumë përdorues të Twitter lexojnë shumëçka në platformë, por kurrë nuk cicërojnë apo ndërveprojnë.

Në një cicërimë, ai shkroi: “Kam takuar shumë njerëz të cilët lexojnë statuse në Twitter çdo ditë, por se pothuajse asnjëherë nuk bëjnë cicërimë”.

Musk beson se numri i njerëzve të cilët e përdorin Twitter-in është shumë i lartë, por ky numër nuk përkthehet me njerëzit të cilët bëjnë cicërima, raporton businesstoday, transmeton Telegrafi.

Ai deklaroi se Twitter ka më shumë përgjues se pjesëmarrës. Në mënyrë që të theksohet numri total i lexuesve të një postimi, Musk ka vendosur që të prezantojë një funksion të ri i cili iu lejon juve që të shihni shifrën e shikimeve të një cicërime.

Kjo mund të ndikojë potencialisht në abonimin e verifikimit prej 8 dollarësh pasi që ndërveprimi më i ulët nuk do t’i interesonte përdoruesit për t’u verifikuar dhe për të paguar për shërbimin e abonimit.

Ky funksion i ri do të jetë i ngjashëm me shifrën e shikimeve e cila shfaqet në video. Kjo do të jepte një ide të drejtë për shtrirjen e një cicërimë, pavarësisht nga ndërveprimet që merr.

Të ngjashme