Lajme
Elon Musk ofron Starlink për organizatat humanitare në Gaza, Izraeli: Do përdorim çdo mjet për ta ndaluar, Hamasi mund të…
Demokracia
22:17 | 28 Tetor 2023

Share:

Miliarderi Elon Musk njoftoi të shtunën se është i gatshëm të operojë sistemin e internetit satelitor të SpaceX, Starlink, në zonën e Rripit të Gazës për të mirën e organizatave humanitare.

“Starlink do të mbështesë organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”, postoi Musk në llogarinë e tij në X .

Megjithatë, sapo Starlink të futet në këtë zonë, mund të mos jetë e mundur të mohohet aksesi i organizatës terroriste Hamas në sistem. Kjo hyrje potencialisht mund të ofrojë ndihmë të rëndësishme për organizatën terroriste në konfliktin e saj me Izraelin.

Të premten, në përgatitje për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) nisën një operacion që synonte infrastrukturën e internetit në rajon.

 

 

Në përgjigje të njoftimit të Musk, Ministri izraelit i Komunikimeve Shlomo Karhi tha të shtunën se Izraeli do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta luftuar këtë veprim.

“Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste. Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di. HAMAS është ISIS”, theksoi ai.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024