Auto&Tech
Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për Twitter
Demokracia
22:14 | 14 Prill 2022

Share:

Elon Musk ofron 43 miliardë dollarë për Twitter-in. Pas blerjes së 9.2% të aksioneve me një vlerë 2.89 miliardë dollarë, tashmë CEO i Tesla ka propozuar blerjen e gjithë platformës.

Musk tha se kjo ishte oferta më e mirë që mund të ofronte, edhe pse nuk ka dhënë detaje për financimin. “Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platformë për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një shoqëri funksionale”, citohet të ketë thënë Musk në një dokument drejtuar Twitter-it.

“Megjithatë, që kur kam investuar, tani e kuptoj se kompania as nuk mund të përparojë e as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën siç është sot. Twitter duhet të transferohet në një kompani private”, shtoi ai.

Aksionet e Twitter u rritën në 47.83 dollarë, apo 4.5 për qind më shumë, por megjithatë vlera e tyre është më e ulët sesa ka ofruar Musk, që është një sinjal nga disa investitorë se marrëveshja me kreun e Teslas do të realizohet.

Twitter tha se do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo në bazë të interesave më të mira ofertën e Musk.

Miliarderi ka qenë mjaft kritik ndaj Twitter-it javët e fundit, veçmas për parimet e lirisë së fjalës.

Të ngjashme