Auto&Tech
Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë
Demokracia
21:28 | 23 Shkurt 2021

Share:

Elon Musk ka humbur titullin e tij si personi më i pasur në botë pas një zbritje të fundit në aksionet e prodhuesit të makinave elektrike, drejtuesi kryesor i pasurisë së tij.

Aksionet e Tesla kanë rënë më shumë se 20% që nga rritja prej më shumë se 880 dollarë në fillim të janarit, transmeton Demokracia.com

Ata pësuan rënie veçanërisht këtë javë, të lidhura me investimin e rrezikshëm të fundit të firmës 1.5 miliard dollarë në Bitcoin.

Rënia e ktheu shefin e Amazon Jeff Bezos në vendin e parë në listën e të pasurve.

“Rënia e Bitcoin mund të ketë nxitur disa investitorë të Tesla të shesin aksionet e tyre, edhe nëse firma nuk është dëmtuar nga rëniet, tha analisti i Wedbush Securities”, Dan Ives.

“Investitorët kanë filluar të lidhin Bitcoin me Tesla-n në mënyrë pashmangjshme”, tha ai.

“Shitja e fundit 48-orëshe në Bitcoin dhe paqëndrueshmëria e shtuar ka çuar disa investitorë të largohen për një kohë të shkurtër”.

Vlera e Bitcoin u rrit gati 50% në javë pasi Tesla zbuloi se kishte blerë 1.5 miliard dollarë të monedhës dhe kishte planifikuar ta pranonte atë si pagesë.

Por që nga ngjitja me mbi 57,000 dollarë të dielën, kriptovaluta ka rënë gati 20%, duke u ulur në  më pak se 48,000 dollarë të martën, akoma më e lartë sesa kur Tesla zbuloi bastin e saj.

Ashtu siç u vlerësua Z. Musk për ndihmën në nxitjen e rritjes së Bitcoin, ai gjithashtu mund ta ketë vetë fajin për disa nga rëniet e fundit të Bitcoin.

Në një shkëmbim në Twitter gjatë fundjavës, Z. Musk shkroi se çmimi i Bitcoin “dukej i lartë, lol”.

Gjithashtu ndikuan edhe komentet nga Sekretarja e Thesarit të SHBA Janet Yellen, e cila dha një paralajmërim për Bitcoin të hënën. Ajo e quajti atë një “mënyrë jashtëzakonisht joefikase për të kryer transaksione”/Demokracia.com

Të ngjashme