Auto&Tech
Elon Musk nënshkruan kontratën 178 milionë dollarëshe me NASA-n
Demokracia
12:34 | 28 Korrik 2021

Share:

Kompania e Elon Musk, Space-X, ka nënshkruar një kontratë me vlerë 178 milionë dollarë me NASA-n, për të marrë pjesë në një mision që do të eksplorojë hënën e Jupiterit, të quajtur Europa.

Misioni është parashikuar të nisë në tetor të këtij viti, nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida. Kjo është përpjekja e parë në histori për të hetuar hënën e akullt të Jupiterit.

Mes objektivave është edhe kërkimi për kushtet që mund të bëjnë të mundur zhvillimin e jetës atje.

Misioni do të kërkojë për liqene nën sipërfaqen e Europës dhe do të analizojë nivelin e kripës në oqeanin e saj.

Të ngjashme