Auto&Tech
Elon Musk nën akuzë për ngacmim seksual, reagon miliarderi
Demokracia
07:39 | 20 Maj 2022

Share:

Elon Musk është akuzuar për ngacmim. Kështu raporton “Business Insider”, sipas të cilit akuza është formuluar nga një ish-punonjëse e SpaceX, një kompani e hapësirës ajrore e themeluar nga miliarderi amerikan

Sipas shkrimit, bë vitin 2016 Musk i tregoi organet gjenitale një gruaje dhe i propozoi të kryente marrëdhënie. Dy vjet më pas Space X dyshohet se i ka paguar ish-punonjëses 250,000 dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen jashtë gjykatës.

Musk i hodhi poshtë menjëherë akuzat, duke e cilësuar artikullin si “të motivuar politikisht”.

“Nëse do të isha i prirur ndaj ngacmimeve seksuale, vështirë se do të dilte në dritë për herë të parë sot, në mbi 30 vite karrierë”, saktësoi Musk, prej javësh në qendër të lajmeve globale për blerjen e Twitter./A2CNN

Të ngjashme