ShowBiz
Elon Musk në rolin e prezantuesit në emisionnin ‘Saturday Night Live’
Demokracia
21:53 | 27 Prill 2021

Share:

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, do të prezantojë në datën 8 maj emisionin Saturday Night Live.

Kjo gjë u bë e ditur nga adresa zyrtare e emisionit në Twitter.

E ftuar në këtë emision më 8 maj do të jetë këngëtarja e njohur Miley Cyrus.

Musk përgjatë viteve është shfaqur në shumë emisione të ndryshme të cilat kanë bërë shumë bujë, si në podcast-in e Joe Rogan, ne rolin që luajti në Iron Man 2 , episodin “The Musk Who Fell To Earth” të The Simpsons dhe në Big Bang Theory, pra nuk është se ai nuk ka shumë eksperiencë në këto gjëra.

Shpesh herë këto prezenca të tij janë shoqëruar me ulje dhe ngritje të konsiderueshme në çmimin e aksioneve të kompanive të që ai zotëron. Do të na duhen të presim dy javë dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë

Të ngjashme