Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk është kërcënuar nga kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Dmitry Rogozin, për përpjekjet e tij për t’i ofruar Ukrainës shërbimin e internetit.
Musk, ka përdorur Starlink – një grup prej më shumë se 2000 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës – për të transmetuar lidhjet e internetit anembanë botës.
Shërbimi ka një prani të madhe në Ukrainë , i prezantuar me qëllimin e qartë për ta mbajtur vendin online në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.
Musk publikoi mesazhin e Rogozin, i cili e akuzon sipërmarrësin se i ka dhënë shërbim interneti Batalionit Azov, që konsiderohet si grupim neonazist nga rusët.
“Elon Musk është i përfshirë në dhënien e ndihmës ushtarake ndaj forcave fashiste në Ukrainë. Dhe për këtë, duhet të përgjigjesh si i rritur Elon, pavarësisht se luan rolin e budallait”.
Miliarderi u përgjigj, siç bën shpesh.
“Fjala “nazist” nuk do të thotë atë që ai mendon se ka,” shkroi Musk.
“Nëse vdes në rrethana misterioze, gëzohem që u njohëm”.